Problematikat përgjegjësi e jona, Celibashi i përgjigjet Muzhaqit: S’ka arsyeje që ta ketë qeveria e zonjës!
- 14 May, 2023
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi rreth deklaratës së Partisë Socialiste përmes Bora Muzhaqit pas problemeve me identifikimin biometrik.
Përmes një konferencë shtypi, ai pranoi se është përgjegjësi e institucionit që ai drejton, por nuk nguroi ta thumbonte.
“Patjetër që është përgjegjësi e KQZ. S’ka arsye që ta ketë qeveria ku bën pjesë zonja”, u përgjigj Celibashi.
Ky ngërç solli vonesa në procesin e votimit në të paktën 500 qendra votimi në gjithë vendin.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ