Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Sara dhe Bardhi bëhen prindër për herë të parë, emri i veçantë i bebushes

Sara Gjordeni dhe këngëtari i njohur Bardh Idrizi janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti i shumëpërfolur i showbizz-it shqiptar u bënë sot prindër të një vajze.

Emri që çifti ka zgjedhur për bebushen është Nea. Sara ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instragram.

“Na e mbushe jetën mua dhe babit sot Nea jone!”, ka shkruar Sara krahas fotos së babi Bardhi me beben e porsalindur.

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi, u celebruan një muaj më parë.

Modelja dhe këngëtari u njohën në Big Brother Vip Albania 3, ku nisën shkëndijat e para të dashurisë, për të vijuar më pas si çift e jashtë garës.

Sara Gjordeni ka qenë shpesh herë aktive në rrjete sociale lidhur me shtatzëninë e saj e jo vetëm, teksa një herë i ka dedikuar një shkrim emocionues:

 “Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?

Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!

Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, shkruajti asokohe Sara.