Pritja merr fund! Real Madrid zgjedh Xabi Alonson, ja kur do prezantohet

Xabi Alonso është trajneri më i ri i Real Madridit pas largimit të Carlo Ancelottit.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit madrilen që ka njoftuar se Alonso tashmë ka marrë drejtimin e klubit dhe të hënën do bëhet edhe prezantimi i tij.

Njoftimi i plotë nga Real Madridi:

Klubi i Real Madridit njofton se Xabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028.

Xabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror. Ai e mbrojti fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare, midis viteve 2009 dhe 2014. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë Evropiane në Lisbonë, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga, dy tituj të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle.

Xabi Alonso është gjithashtu një legjendë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin fitoi 1 Kupë Bote (2010) dhe 2 Kampionate Evropiane (2008 dhe 2012), në 113 ndeshje ndërkombëtare.

Xabi Alonso e filloi karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit, duke drejtuar ekipin U14 A gjatë sezonit 2018-2019, ku fitoi kampionatin dhe Turneun e Kampionëve.

Tani ai kthehet te Real Madrid si një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi bëri histori te Bayer Leverkusen, ku fitoi kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë në tre sezone.