Pritet të jetë më i madhi, ‘Financa’ nis hartimin e projektbuxhetit 2025! Parashikohet rreth 8.2 mld euro, sektorët që marrin ‘pjesën e luanit’

Ministria e Financave ka nisur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2025 dhe në fillim të nëntorit do të jetë publik. Buxheti i ardhshëm pritet të kapë vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Shëndetësia dhe Infrastrukturë parashikohet të marrim sërish më shumë para nga arka e shtetit

Eliza Gjediku

Ekonomia e vendit ndodhet në ditë të mira, me rritje të ardhurash, shtim të punësimit, më shumë investime të huaja, miliona turistë e po regjistron rënie të borxhit publik. Të gjithë këto tregues, pritet të reflektohen edhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm i cili pritet të jetë shumë më i lartë se i vitit aktual. Ministria e Financave ka nisur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2025, duke u bazuar në performancën ekonomike të 9-mujorit të këtij viti. Projektbuxheti që parashikohet të bëhet publik në nisje të muajit nëntor, pritet të jetë afro 8.2 miliardë euro, me rritje prej rreth 600 milionë euro nga viti aktual, ku totali i shpenzimeve të planifikuara për 2024-ën janë në afro 7.6 miliardë euro. Në rritje po ashtu do të jenë edhe të ardhurat, ku synimet janë të arrihet në vlerën afro 7.5 miliardë euro, nga 7.1 miliardë euro që pritet të mblidhen deri në fund të këtij viti. Deri në fund të muajit shtator në arkën e shtetit ishin mbledhur 51 miliardë lekë më shumë se vjet.

Rriten me 10% të ardhurat, Ministria e Financave: Në 9 muaj janë arkëtuar rreth 516 milionë euro më shumë se vjet

Ndërsa sa i takon ndarjes së buxhetit për institucionet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të kenë portofolin më të madh. Nëse marrim si referencë treguesit fiskalë 2024-2026 buxheti për shëndetësinë do të arrijë në 2025-ën 81.4 miliardë lekë, ndërsa i infrastrukturës në afro 73 miliardë lekë. Buxheti i vitit që vjen pritet ti përgjigjet edhe sfidës së pensioneve dhe reformës së re të paralajmëruar nga qeveria, që pritet të prezantohet vitin e ardhshëm. Ky projektbuxhet do të shoqërohet edhe me paketë fiskale, ku do të përfshihen rishikime taksash, të cilat ende nuk janë detajuar. Mbetet e paqartë nëse kjo paketë fiskale do të përfshijë edhe rishikimin e tatimit mbi pagat siç është paralajmëruar gjatë këtij viti, ku synohet që 23% tatim të paguajnë ata që kanë rroga mbi 250 mijë lekë në muaj nga mbi 200 mijë lekë që është aktualisht./shqiptarja.com

Check Also

Nga vendimi i Gjykatës te përplasjet politike, çfarë pritet të ndodhë me refugjatët në Shqipëri dhe kampin e Gjadrit

Vendimi i gjykatës së Romës për rrëzimin e riatdhesimit të shtetasve të huaj të transferuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *