Pritet sërish rënie temperaturash…Parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët si dhe rënie të mëtejshme të temperaturave në vlerat minimale.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet era arrin shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3ballë.