Ditën e sotme është njoftuar se në orën 10:00 do të fillojë seanca maratonë në Kuvend e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen “Mc Gonigal”.
Mocioni kërkohet prej javësh nga opozita, e cila në seancat e fundit u bë protagoniste për tensionin bllokimin e foltores së Kuvendit deri në përjshtimin e doisa deputetëve të opozitës.
Në seancë pritet të jetë Sali Berisha pasi e ka kryer dënimin e përjashtimit nga Kuvendi.
Nga radhët e Partisë Demokratike nuk kanë munguar as rastet të tjera përjashtuese.
Në në seancën e parafundit, deputeti Edmond Spaho i fryu bilbilit për orë të tëra, por veprimet e tij nuk kaluan pa ndëshkim. Kështu, nga radhët e opozitës mungojnë deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi të cilët janë të përjashtuar.