Pritet mbledhja e Këshillit, Bardhi i përgjigjet Kryesisë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, Gazment Bardhi pak para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar i përgjigjet Kryesisë duke thënë se e ardhmja e PD dhe vendit tonë është mbi gjithçka, edhe mbi hallet dhe interesat personale të deputetëve.

“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal”, shkruan Bardhi.