Burime pranë GKKO bëjnë më dije se është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Inceneratorin e Fierit.
GJKKO kishte njoftuar se do të vendoste sot nëse dosja e inceneratorit të Fierit do të kalojë për gjykim, apo nëse do të rikthehet sërish në prokurori për të vijuar me hetime të tjera.
Kujtojmë se të pandehur për këtë çështje, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socilist, Alqi Bllako dhe ish-pesidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.
Ndaj këtyre tre personave, rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.
Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në datën 15 mars.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ