Prishtina pret mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë, zbulohet fokusi
130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë do jenë pjesë e Mbledhjes së Përbashkët të dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë.
I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Në axhendë është parashikuar që takimi të nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Ky takim do te përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.
Objekt i kësaj seance do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen dhe sigurinë në rajon.
Kjo do të jetë hera e dytë e kësaj lloj mbledhje që bën bashkë deputetët, pas atij të nëntorit 2022 në Tiranë.