“Prishët objekte në Theth për të ndërtuar oligarkët”, Rama: Nuk ndodh kjo, prona është e pacënueshme

Teksa njëri prej komentuesve e akuzoi kreun e qeverisë në rubrikën “Sy m’Sy” se aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth ishte me qëllimin që oligarkët të ndërtojnë resorte dhe hotele.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur se prona është e pacënueshme dhe nuk do të ketë zhvillime pas atij pastrimi të madh përveç rasteve specifike të atyre që jetojnë aty.

“Prona është e pacënueshme. Në Theth e kundërta është e vërtetë, nuk do të ketë zhvillime pas atij pastrimi të madh përveç rasteve specifike të atyre që jetojnë aty. Nuk është Thethi vend për resorte të mëdha e hotele”, tha Rama.