Prindërit falënderojnë mësuesen e “Dhora Leka”: Mbyll karrierën pas dekadash përkushtimi

Mësuesit janë dashuria e parë për çdo fêmijë. Ata shihen si shembuj në moshë të vogël, duke u shndërruar edhe në idhuj. E tillë ishte edhe Liljana Kallaverja. Një prind nga shkolla “Dhora Leka” ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për mësuesen, e cila këto ditë përmbyll karrierën e saj të gjatë në arsim duke dalë në pension.

Mësuese Liljana Kallaverja do të mbetet një shembull frymëzimi dhe përkushtimi për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje! Uroj të jeni mirë. Unë jam një prind që kam fëmijët në shkollën “Dhora Leka”. Dua të bëj një falënderim për mësuese Liljana Kallaverja, e cila këto ditë mbyll karrierën e saj si mësuese, pasi del në pension. Shumë vite pune, përkushtim dhe sakrificë, duke nxjerrë në jetë breza të shkëlqyer. Mendoj se, me kalimin e viteve, figura e mësuesit po zbehet, ndërsa mësuese Liljana do të mbetet një nga më të rrallat. Mirënjohje pafund për të, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë pranë të dashurve të saj. Respekt!