Princi William rrëfehet për vitin më të vështirë të jetës së tij

Princi William e ka quajtur vitin e kaluar si periudhën më të vështirë të jetës së tij. Gjatë një bisede me gazetarët në përfundim të vizitës në Afrikën e Jugut, ai ndau emocionet e tij lidhur me lajmin se bashkëshortja e tij, Kate Middleton, dhe babai i tij, Mbreti Charles, u diagnostikuan me kancer.

“Ka qenë një periudhë e tmerrshme. Ndoshta viti më sfidues që kam përjetuar ndonjëherë,” pranoi Princi William.

Megjithatë, ai theksoi se ndihej krenar për mënyrën e guximshme dhe me dinjitet me të cilën Kate dhe Mbreti përballuan sfidat e tyre shëndetësore.

Buckingham Palace njoftoi në shkurt se Mbreti Charles ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte nisur trajtimin. Vetëm gjashtë javë më vonë, u bë e ditur se Princesha e Uellsit po i nënshtrohej kimioterapisë. Sipas William, tani gjendja e Kate është përmirësuar.

“Ka qenë vërtet e vështirë për familjen, po, ka qenë brutale,” theksoi Princi William. Kur u pyet për gjendjen e Princeshës, ai buzëqeshi dhe tha: “Ajo është mirë. Po ia del mrekullisht.”

Check Also

Kthehen mbrapsht 2 nga 8 emigrantët që mbërritën në Shëngjin

Pas më shumë se 11 orësh nga mbërritja e 8 emigrantëve të paligjshëm nga Italia, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *