Primaret në Tiranë/ Jorida Tabaku, gruaja më e votuar në Partinë Demokratike

Ndërsa vazhdon procesi i numërimit për primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, po dalin edhe rezultatet e para. Në qarkun e Tiranës, një nga emrat më të votuar është Jorida Tabaku, e cila kryeson mes kandidateve femra me 650 vota.

Në garën për kandidatët më të votuar në Tiranë kryeson Ilir Alimehmeti, ndërsa pas tij renditen figura të reja në parti, si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.

Për Jorida Tabakun, kjo është hera e parë që testohet në një garë të tillë pas bashkimit të Partisë Demokratike. Deri më tani, ajo numëron 650 vota, me një diferencë të dukshme nga kandidatet e tjera femra.