Partia Demokratike pritet që shumë shpejt të nis përzgjedhjet e kandidatëve për deputetët për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Kreu i PD, Sali Berisha ka garantuar se Primaret do të do zhvillohen në zbatim të statutit të Partisë.
Sipas Kodit Zgjedhor të miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, partirë këtë herë do të kenë mundësinë të rendisin 187 emra, nga të cilët 140 do jenë në listën e hapur dhe pjesa tjetër në listat e mbyllura në të 12 qarqet.
13 drejtuesit politik, bashkë me kupolën drejtuese të partisë do të jenë pjesë e listave të mbyllura të çdo qarku, duke mos sfiduar veten për vota preferenciale.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ