Primaret e PD, Këlliçi: Ka fluks të madh, orari do shtyhet nëse ka ende për të votuar

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ndoqi nga afër procesin zgjedhor për të votuar kandidatët preferencialë në kuadër të procesit të Primareve.

Ai tha se ka një numër të lartë pjesmarrësish edhe për shkak se numri i kandidatëve që kanë shprehur interes të bëhen pjesë e garës është i lartë.

‘Ka një interest të jashtëzakonshëm deri tani. Flitet për një shifër rreth 4200 votues që kanë votuar në rang qarku në të gjithë Tiranën në të 5-ta bashkitë, Tiranë Kamëz Rogozhinë e Vorë. Ka një numër të lartë pjesmarrësish edhe për shkak se numri i kandidatëve që kanë shprehru interes të bëhen pjesë e garës është i lartë, janë 82 kandidatë që janë sot në garë.

Të gjtiha qëendrat e votimit të cilat ne po i monitorojmë gjatë gjithë kohës ka radhë votuesish dhe ky është një lajm mjaft i mirë. Është një ushtrim i jashtëzakonshëm që bën Partia Demokratike dhe një rast i fuqizimit të PD që zgjedhin vetë kandidatët që duhan të jenë përfaqësues e deri më tani nuk raportohen për asnjë incident përfshirë raste sporadike teknike të cilat janë të kalueshme.

I bej thirrje të gjithë demokratëve të mos humbin kohë, të shkojnë drejt qendrës së votimit pasi duhet të marrin pjesë në process, duhet vetëm një kartë anëtarsie, një mjet identifikimi ID ose passaportë dhe në momentin që gjendi emrin në listën e votimit jeni të ftuar të shprehni vullnetin tuaj për kandidatin që ju pëlqen‘, tha Këlliçi.