Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD-së në garë për deputetë, pak risi në qarkun e Tiranës

Në Partinë Demokratike të Sali Berishës, garës për primaret në qarkun e Tiranës i janë bashkuar shumica e këshilltarëve bashkiakë të kësaj force politike. Rreth 5 nga 8 këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës synojnë të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Në mesin e tyre spikat emri i mjekut Ilir Alimehmeti, i cili mori pjesë edhe në primaret për zgjedhjet vendore të vitit 2023, ku ndonëse kandidoi, kandidati zyrtar i Berishës për kryebashkiak u shpall Belind Këlliçi.

Përveç tij, në garë janë përfshirë edhe këshilltarët:
• Ilda Zhulali
• Dorian Teliti
• Alba Kepi
• Jonathan Pano

Ata janë pjesë e listës prej 89 kandidatësh të prezantuar nga PD për primaret në këtë qark.

Megjithatë, lista dominohet nga figura të njohura dhe të ricikluara të politikës demokrate, përfshirë emra si:
• Edith Harxhi
• Aleksandër Biberaj
• Mimoza Hajdarmataj

Në garë janë edhe disa deputetë aktualë si:
• Asllan Dogjani (nën hetim nga SPAK)
• Dhurata Çupi
• Oriela Nebijaj
• Jorida Tabaku

Ndër risitë e pakta të listës përmenden:
• Andi Mustafaj, anëtar i departamentit Brain Gain
• Daniel Nikolla, një propozim nga diaspora