Prezantoheshin si punonjës administrate dhe u premtonin qytetarëve banesa sociale kundrejt parave, GJKKO shpall vendimin për 7 të pandehurit

GJKKO ka shpallur vendimin për 7 të pandehurit, Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj, të cilët janë arrestuar nëntorin e vitit 2024, të cilët akuzohen se përmes një skeme mashtrimi duke u prezantuar si punonjës administrate, u premtonin qyetarërve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

Gëzim Sylaj është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve me një masë të vetme prej 3 vite e 6 muaj burgim dhe uljes së dënimit me 1/3, ndaj të pandehurit kërkohet përfundimisht dënimi me 2 vite e 4 muaj burgim.


Vuajtja e dënimit për Gëzim Sylajn do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vasil Karasaliu është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me Gezim Sylaj, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj. Pëe këtë vepër penale është dhënë dënimin me 2 vite burgim.

Karasaliut i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Viola Mema është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 3 vite burgim.

Memës i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim. Vuajtja e dënimit për të do të fillojë nga dita që do ekzekutohet vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Behare Luzi është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim në dy raste, për të cilat është dënuar në bashkim të dënimeve, me një masë të vetme prej 3 vite burgim. Në aplikim të uljes së dënimit me 1/3, Luzi u dënua përfundimisht me 2 vite burgim.

GJKKO ka pezulluar ekzekutimin e mëtejshëm të vendimit me burgim për Behare Luzin, duke urdhëruar lirimin e saj nga paraburgimi dhe duke caktuar shërbim prove për 4 vite.

Enxhi Çelaj është shpallur fajtore  për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dy herë.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, Enxhi Çelaj u dënua me një masë të vetme prej 2 vite e 9 muaj burgim, por me ulje e 1/3 e dënimit, ajo u dënuar përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burgim.

GJKKO pezulloi dënimin me burg, duke e liruar nga paraburgimi dhe duke caktuar shërbim prove për një periudhë kohe prej 3 vitesh e 8 muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gazmend Panxha u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe u dënua me 1  vit e 3  muaj burgim, por me uljen e 1/3 të dënimit, ai do të vuante përfundimisht 10 muaj burgim.

GJKKO ka pezulluar ekzekutimin e vendimit, duke e liruar Gazmend Panxhan nga paraburgimi dhe duke i caktuar masën shërbim prove për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Edhe Sokol Sylaj u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” duke u dënuar fillimisht me 1 vit burgim, por me 1/3 e uljes së dënimit, ai do të vuante 8 muaj burgim burgim.

GJKKO ka pezulluar ekzekutimin e vendimit, dhe duke caktuar masën shërbim prove për një periudhë kohe prej 16 muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.