Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari

Një 65 vjeçar ka ndëruar jetë pasi dyshohet se aksidentalisht ka prerë dorën në një makineri të një fabrike vaji ulliri në fshatin Barbas, Petrelë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.