“Presim miratim për krimet zgjedhore” Dumani: Bisedat në SKY ECC i lidhim me …

Për çështjen e krimeve zgjedhore, Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pranuar se kanë përpiluar një strategji e cila për momentin pret miratimin.

Dumani foli edhe për lidhjen e krimit me politikën, si dhe hetimet nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin SKY ECC.

“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore. Strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin.

 

Komunikimet në Sky ECC

Nuk është e vërtetë që nuk ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vazhdimësi kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që t’i ndajmë provat nga thashethemet, duke u përpjekur të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Ne përpiqemi që të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo personi, e kemi provat dhe do të marrim vendimet tona.