Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në radhë për të votuar! Bisedon me qytetarët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e saj të votës këtë mëngjes, duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vendit.
Ajo ka pritur disa minuta në radhë në qendrën e votimit, pasi para saj ishin disa qytetarë të moshuar që po votonin.
Presidentja ka treguar modestinë e saj duke respektuar radhën dhe duke zhvilluar biseda miqësore me qytetarët që ndodheshin aty.
Në një prononcim për mediat pasi shprehur vullnetin e saj për të votuar, Osmani tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon dhe e tillë duhet të mbahet.
Marrja pjesë në këto zgjedhje -tha Osmani- është një kontribut i rëndësishëm që mund t’i bëhet vendit.
View this post on Instagram
Ajo u shpreh se me votë qytetarët duhet të japin vlerësimi për politikanët që i kanë përfaqësuar deri tani, por edhe ti japin një mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë.
“Ju faleminderit që pritet së bashku me mua derisa me erdhi radha që të votojë në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë në vendin tonë. Kosova është demokracia me e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej.
Sot është ditë vendimtare që qytetarët e Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili do të dalë parlamenti dhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime që kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre.
Shpresoj që të gjithë qytetarët do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Besoj që i kanë informacionet nga ana e KQZ rreth vendit të votimit të tyre dhe është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm të japin vlerësimin për politikanët që i kanë përfaqësuar deri tani, por edhe ti japin mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë”, tha Vjosa Osmani.