Presidentja e KE: Putin po përdor sërish gazin natyror si “armë” ndaj Perëndimit

Edhe një herë Putin po përdor energjinë si armë”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, pas njoftimit të kompanisë energjetike austriake OMV se grupi energjetik rus Gazprom do të pezullojë nga e diela furnizimin me gaz natyror në Austri.

Siç vuri në dukje Ursula von der Leyen në postimin e saj në Platformën X, Vladimir Putin “po përpiqet të shantazhojë Austrinë dhe Evropën duke shkurtuar furnizimet me gaz. Ne jemi të përgatitur për këtë dhe gati për dimër. Magazinimi i gazit natyror në të gjithë BE-në. është i plotë”.

Në fund, kryetarja e Komisionit Evropian tha se i vuri në dukje kancelarit austriak Karl Neuhammer se “Evropa është e bashkuar në mbështetjen e Austrisë”.