Presidenti i Ukrainës Zelensky dhe zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance takohen në Mynih.
Bisedimet po zhvillohen në bodrumin e një hoteli me pesë yje në një zonë rreth 5 km nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku të dy udhëheqësit morën pjesë.
“Na duhet të bisedojmë më shumë, të punojmë më shumë për të realizuar planin, që të ndalojmë Putinin dhe t’i japim fund luftës. Ukraina e dëshiron shumë paqen, por kërkojmë garanci për sigurinë” tha presidenti Zelensky.
Ndërkaq, zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James David Vance u shpreh:
“Takimi ishre i frytshëm. Gjërat janë duke u zhvilluar. SHBA kërkon një paqe të qëndrueshme dhe jetëgjatë mes Ukrainës dhe Rusisë”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ