Presidenti i SHBA-ve autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë/ Ish-këshilltari: Biden po ‘saboton’ përpjekjet e Donald Trump për paqe

Shefi i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën presidencën e fundit të Donald Trump, Fred Fleitz, thotë se Presidenti aktual i SHBA Joe Biden po “saboton” planin e Trump për t’i dhënë fund luftës duke lejuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Rusi.

“Ne e dimë se Trump dëshiron një armëpushim të shpejtë dhe bisedime paqeje. Por kjo do të përshkallëzojë konfliktin dhe do të zemërojë rusët,” tha Fleitz për emisionin PM të në BBC Radio 4.

Duke cituar paralajmërimin e Rusisë se ky përdorim i raketave do të përfaqësonte “pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë” të NATO-s në luftë, Fleitz tha: “Mund të konkludoj vetëm se Biden po përpiqet të sabotojë përpjekjet e Trumpit për paqe, sepse ai nuk dëshiron paqen e negociuar për të cilën Trump po kërkon”.

I pyetur për planet e Trump, Fleitz tha presidenti i sapozgjedhur i SHBA po “mendon shumë” se si mund t’i japë fund luftës – “ndoshta edhe para se ai të marrë postin e presidentit zyrtarisht në janar të 2025.”