Presidenti i Serbisë përjeton momente paniku! Gjatë udhëtimit, Vuçiçit i shpërthen goma e makinës
Presidenti i Serbisë përjeton momente paniku! Incident gjatë udhëtimit të Vuçiç, shpërthen goma e makinës!
Goma e automjetit që transportonte presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpërthyer gjatë udhëtimit të tij në Qarkun Qendror Banat në Vojvodinë.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në një makinë të blinduar, e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve të lartë. Pas shpërthimit të gomës, Vuçiç ka dalë nga mjeti dhe është transferuar në një automjet tjetër për të vazhduar turneun e tij.
Në një tubim në Kikinda, Vuçiç sqaroi se shpërthimi ka ndodhur gjatë rrugës për në Mokrin, dhe shtoi se autoritetet janë përgjegjëse për hetimin e rrethanave të incidentit.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.