Presidenti i KE, Costa uron Ramën: Rezultate mbresëlënëse në zgjedhje, mezi pres …

Presidenti i Këshillit Europian ka uruar kreun e PS, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

“Urime më të përzemërta, i dashur @ediramaal, për këto rezultate mbresëlënëse në zgjedhje. Mezi pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë” shkruan Costa.

Costa e shoqëron mesazhin e urimit me një fotografi me Ramën, teksa shtrëngojnë duart.