U nënshkruan dy marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pjesë ishte kryeministri Edi Rama dhe presidenti, Zayed Al Nahyan.
Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:
-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.
Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Bin Zayed ishte donatori më i madh për rindërtimin pas tërmetit në Durrës dhe lagja e re e rindërtimit në Spitallë është financuar e gjitha prej tij.