Presidenti i Egnatias i lumtur: Ia dolëm me punë, nuk do ndalemi, kemi ekip për titull


Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi u shpreh i lumtur pas triumfit 1-0 në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësi.

“Asgjë nuk fshihet, vetëm punë. Do jetë ndeshje e fortë me Vllazninë. E dimë që ekip shumë i fortë, ka ndërruar dhe trajnerin, ne jemi ndeshur shpesh. Ne që në fillim e ndërtuam ekipin për ta fituar titullin. Ne e kemi fituar realisht, po duhet të garojmë për të dytin, atë moral e kemi marrë. E kisha menduar për Kupën, është trofe që na bën mirë si ekip. Nuk është se kemi fituar 20-30 trofe si Tirana, Partizani, Vllaznia. Shpresojmë për kampionatin, do jetë luftë e fortë. Tetova ka dhe 2 vite kontratë me Egnatian, ia kam rinovuar në qershor. Do ulemi, unë jam gjithmonë i hapur”, u shpreh ai.