Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Itali, takohet me presidentin Mattarella
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga homologu i Italisë, Sergio Mattarella.
Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore mes dy vendeve
Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për vullnetin e Italisë për të përmbyllur procesin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore
Presidenti Begaj shprehu besimin se marrëveshja për sigurimet shoqërore do të bëhet shumë shpejt efektive
Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e Italisë gjatë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë
Presidenti Begaj I shprehu mirenjohjen Presidentit Mattarella për mbështjetjen që ai dhe Italia I kanë dhënë komunitetit arbëresh
Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Italisë për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimin e BP
Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen që Italia i ka dhënë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Kreu i Shtetit, vlerësoi mbështetjen e Italisë për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve.