Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për aksidentin ajror tragjik në Indi: Qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas aksidentit tragjik ajror që ndodhi në qytetin Ahmedabad të Indisë, ku humbën jetën mbi 200 persona.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj shprehu dhimbjen e tij të thellë për humbjen e jetëve dhe uroi ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe popullit indian në emër të Shqipërisë.
“Në këtë moment të dhimbshëm, qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi,” theksoi kreu i shtetit shqiptar.