Presidenti Begaj firmos dekretin – Shkarkohet Besiana Kadare nga detyra si ambasadore në UNESCO
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra të Besiana Kadaresë si ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, duke i dhënë fund një mandati diplomatik që zgjati nga viti 2021 deri më sot.
Në dokumentin zyrtar thuhet:
“Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.”
Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka mbajtur më parë edhe postin e ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ka qenë një nga figurat më aktive të diplomacisë shqiptare në skenën ndërkombëtare.