Presidenti Bajram Begaj voton, shoqërohet nga bashkëshortja e tij! Mesazhi i Kreut të Shtetit

Presidenti Bajram Begaj ka votuar në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që zhvillohen sot në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, e cila po ashtu shprehur vullnetin e saj në kutinë e votimit.

Begaj, pas hedhjes së votës, u shpreh se ishte një proces i qetë, duke shtuar se 11 Maji duhet të jetë ditë feste për qytetarët.

Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmëri që Zëri i tyre të dëgjohet”, u shpreh ai.

Presidenti komentoi edhe gjuhën e përdorur nga politikanët gjatë fushatë zgjedhore.

“M’u duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët për vendin për demokracinë.

Kjo ditë e sotmja ka rëndësi të veçantë për faktin që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira.

Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmëri që Zëri i tyre të dëgjohet.

Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe numërimit. Uroj më të mirën.

Në fushatë zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh dhe programesh dhe në asnjë rast gjuhë bullizuese, një gjuhë e tillë është e papranueshme për politikanët dh qytetarët e thjeshtë”, tha Begaj.