Presidenti Bajram Begaj uron Donald Trump: Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik


Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar përmes rrjetit sociale “X”, zgjedhjen e Donald Trump si presidenti i 47 në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, Donald Trump Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë lidhje bashkëpunimi” shkruan Begaj.