Presidenti Bajram Begaj pret tri delegacione në Presidencë në kuadër të Samitit Europian në Tiranë

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që zhvillohet sot në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të presë tri delegacione në Presidencë.

Agjenda e takimeve përfshin:

  • Ora 10:30 – Takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe delegacionin që e shoqëron.
  • Ora 12:00 – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu, dhe delegacionin që e shoqëron.
  • Ora 15:30 – Takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe delegacionin që e shoqëron.