Presidenti Austriak mbërrin në Tiranë, Kuvendi mblidhet për një seancë të posaçme
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare me Presidenti Bajram Begaj.
Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë me Begajn në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.
Në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku presidenti austriak do të mbajë fjalën përshëndetëse.
Axhenda e vizitës:
10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.
17:00 – Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.