Premtoi helenizimin e Himarës/ Goro i përgjigjet Belerit: E ke kuptuar që s’mund ta fitosh bashkinë

Kreu aktual i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro ka reaguar në lidhje me deklaratën e rivalit të tij Fredi Beleri për helenizimin e Himarës.

Goro tha se Beleri e di që nuk do fitojë Bashkinë e Himarës më14 maj, ndaj edhë arrin në deklarata të tilla.

Janë  deklaratat e fundit që bën ai në përpjekje për të rritur mundësinë për të fituar bashkinë.  Vijnë në bazë të situatës që ka ai me votuesit këtu. E ka kuptuar që s’mund ta fitojë bashkinë e Himarës.

 Beleri nuk është se kandidon për herë të parë, ka kandidatuar edhe në 2015 dhe humbi. Edhe atëherë e njëjta retorikë ishte, edhe në 2019 si i pavarur u skualifikua për arsye të dekriminalizimit.

Tani rikandidon prap, nuk është qëllimi se ka një program të caktuar, por ne e kemi parë e dëgjuar, që ai kërkon atë që shprehu në mediat greke, qytetarët e Himarës e dinë cila është detyra e kreut të Bashkisë. Ndaj do të vijojnë me një kandidat që në radhë të parë ka qytetarët, administrimin e qytetit.”- tha ai.