Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Pushtetarët merren me shefat e FBI-së, jo me ne

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë pasi u rrezikohet t’u prishet banesa nga një projekt i aksit Thumanë-Kashar. Edhe sot ata kanë paralajmëruar se nga banesat e tyre do i nxjerrë vetëm me gjak. Një banor është shprehur se problemet aktuale me agjentin e FBI-së nuk është problemi i tyre, por prona.

“Merren me shefat e FBI-së, halli ynë është ky. Na shkatërruat. Pushtetarët bëjnë sikur nuk shohin, ku do ta gjejmë zgjidhjen? Në drejtësinë amerikane? Jo mor zotëri, ligjet zbatohen tek ne, tek të tjerët jo. Ta harrojnë se mund të hyjnë në pronat tona, vetëm fatin e kalasë së Shkodrës do kenë, do ndërtohet ditën do prishet natën. Vetëm me gjak na i marrin banesat. Kemi 4 muaj kërkojmë bashkëbisedim dhe nuk kanë negociuar me ne.”- tha një banor.