Reshjet e shumta të dëborës kanë bllokuar makinat në Rrugën e Arbrit.
Shoferët që janë bllokuar në “Qafë Murriz”, një prej akseve më problematikem shprehen se kanë tre orë që qëndrojnë në vend. Një nga shoferët tha se rruga jo vetëm që nuk është hapur, por nuk kanë hedhur as kripë.
Një tjetër shofer deklaroi se në makinë ka pasagjerë dhe se kanë mbetur në mes të rrugës, duke pasur me vete pasagjerë burra, gra e fëmijë. Ndërsa, një shofer tjetër shprehet se ndodhen të bllokuar që nga ora 13:00.
Dhjetra makina janë bllokuar në radhë të gjata në këtë aks, teksa probleme nga dëbora ka pasur edhe në Pogradec, Korçë, Shkodër, Kukës e Tropojë, ku rrugët kanë qenë të kalueshme por me vështirësi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ