Po sot në Gjykatën e Lartë do shqyrtohet edhe një rekurs i vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj po ashtu për sekuestron e celularit të tij.
Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
NJOFTIMI I PLOTE:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratiktë përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin eankuesit E.V.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”,dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit 132 Akti, datë 04.03.2025të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.