Prej më shumë se 1 jave, vijon zjarri në Dukat! Pritet ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë për shuarjen e flakëve

Prej më shumë se një jave situata mbetet kritike nga zjarri në zonën e Dukatit pasi ende raportohen dhjetëra vatra aktive që të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta po rrezikojnë blegtorinë në këtë zonë.

Ndërkohë Emergjencat Civile bëjnë me dije për se një helikopter i Forcave të Armatosura është nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.