Prej javësh i shtruar në spital, ja si është gjendja shëndetësore e Fatos Nanos


TIRANË- Prej javësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Deputeti socialist, Petro Koçi ka folur për gjendjen e ish-liderit historik të Partisë Socialiste. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koçi tha se gjendja e Nanos është e qëndrueshme.

“Është më mirë, është stabël. Kam kom me familjarë të tij. Të shpresojmë që gjithnjë e më mirë do jetë. Ka një diagnozë që kërkon trajtim të gjatë. Nuk është situatë thjesht akute. Është stabël. Është mirë për momentin. Të shpresojmë që do jetë gjithnjë e më mirë”, tha Koçi.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.