Prej 9 ditësh masivi pyjor Pishë Poro-Darëzezë në flakë, si paraqitet situata sot

Pas 9 ditëve betejë të pandërprerë me flaket, në masivin pyjor të Pishë Poros dhe Darëzezës, situata duket më e qetë. Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri djegia e pyllit ka lënë pas një katastrofë të rëndë mjedisore.

Aktualisht po punohet për shuarjen e trungjeve brenda vatrave ndërkohë që nga dita e nesërme e përgjatë tre ditëve në vijim efektivët zjarrfikës, efektivët e forcave të armatosura dhe punonjës të ADZM do të punojnë për neutralizimin e të gjitha vatrave deri në fikjen e plotë të zjarrit.