Prej 4 ditësh i zhdukur, gjendet i mbytur Edison Oruqi, punëdhënësi e la në …
Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.
Kanë qenë familjarët e tij, të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.
Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe peshkatorëve për nxjerrjen e kufomës nga uji, pasi është e pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.
Babai i tre fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.
Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës, e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion, pasi aty nuk arrinin dot varkat.