Prapaskenat e seancës së jashtëzakonshme të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

16 vjet kanë kaluar prej se kur u shpall Kosova shtet i pavarur.

Këto vite nuk kanë zbehur aspak kujtimet e punonjësit të Kuvendit të Kosovës, Sali Rexhepit, i cili më 17 shkurt 2008 ishte ngarkuar me punë për të qëndruar prapa administratës.

Krahas ushtrisë amerikane dhe asaj turke, FSK merr pjesë në “Dynamic Front 24”, Maqedon…Jennifer Lopez duket e mrekullueshme me një fustan rozë, gjatë turneut për shtypUkraina ia rrëzon Rusisë tre aeroplanë të fuqishëm luftarakNjë parukier profesionist tregon se flokët e thinjura mund t’i mbuloni me xhel pë…Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë do t’i ndajë çmimet vjetore
Ai kujdesej që asnjë detaj të mos kalonte pa parapërgatitje dhe që procedurat do ndiqeshin e shteti i ri nuk do dështonte në hapat e parë të vendimmarrjes.

Rexhepi, drejtor për çështje plenare dhe procedurale në Kuvendin e Kosovës, rrëfen se si filluan përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme të së dielës së dytë të shkurtit të ftohtë 16 vjet më parë, që nga kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, mbajtja e mbledhjes së kryesisë, fillimi i shkrimit të skenarit e deri te akti i shpalljes së Pavarësisë.

“Ka qenë ditë e diel, rreth orës 11:00 kemi marr një kërkesë të nënshkruar nga ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës”, rrëfeu nën emocione Rexhepi në një intervistë për KALLXO.com.

Rexhepi që edhe pak muaj do pensionohet tregon se si në atë kohë në konsultim me Sekretarin dhe Kryetarin e Kuvendit, kishte përgatitur ftesën dhe rendin e ditës, ka ftuar anëtarët e kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare që të marrin pjesë në ora 12:00.

Në atë mbledhje u miratuan dy pikat e rendit të ditës “Deklarata e Pavarësisë” dhe “Miratimi i simboleve shtetërore”.