Prapaskenat e mitingut të Berishës në Elbasan/ Goditet me grushte djali i Luçiano Boçit

Një incident aspak i pëlqyeshëm është regjistruar përgjatë mitingut përmbyllës të PD-ASHM në Elbasan.

Burime për Replikë bëjnë me dije se është goditur djali i Luçiano Boçit, aktualisht drejtues politik i PD-ASHM në Shkodër.

Incidenti ndodhi gjatë takimit elektoral të Berishës, teksa simpatizantët shihen duke u rrahur dhe ngjitur mbahet mitingu e vijohet me fjalime.