Pranverë me dëborë në juglindje të vendit!
Uljet e temperaturave deri në – 3 grade celsius në juglindje të vendit kanë sjellë reshje dëbore në lartësitë mbi 1200 metra
Dëborë ka patur në fshatin turistik të Dardhës, ku në majën e Bigllës trashësia e saj ka shkuar deri në 5 cm ndërsa reshje bore ka patur e ne fshatrat turistike të Voskopojës e Vithkuqit
Ajo çka vihet re është mungesa e borëpastrueseve dhe kriposjes së rrugës, ndërsa autoritetet rrugore të pyetura jashtë kamerave shprehen se kjo vjen për shkak të mungesës së kontratave të reja me kontraktoret e mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor
Pavarësisht kësaj, policia apelon për kujdes të shtuar ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët e përdorin këtë aks, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore