Pranimet në universitete, online/ Manastirliu: Do të testohen mësues e nxënës, krijojmë bazë të dhënash
Qendrës e Shërbimeve Arsimore do të ketë detyrë të zhvillojë teste në të gjithë shkollat e vendit, për të pasur një situatë të qartë mbi arsimin. Sipas ministres Ogerta Manastirliu të dhënat do të shërbejnë mbi vendimet. Ajo shtoi se edhe pranimet në universitet do të zhvillohen përmes teknologjisë, ndërsa koha për njehsimin e diplomave të huaja do të shkurtohet
Qendrës e Shërbimeve Arsimore do ti nënshtrohet ndryshimeve që do të kalojnë përmes disa fazave.
Për këtë qëllim është firmosur marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, me ekspertizën e vyer të Qendrës së Vlerësimeve të Cambridge.
“Nga këto vlerësime, qofshin kombëtare, qofshin ndërkombëtare, ne të kemi bazën e të dhënave nga të cilat të nisemi për të përmirësuar cilësinë në arsim në të gjithë shkollat shqiptare”, tha Manastirliu.
Një nga synimet është përfshirja e teknologjisë jo vetëm në testet e Maturës.
“Synojmë që testimet e dixhitalizuara të shtrihen nga matura shtetërore, tek testet e pranimit në universitete, të zgjerojmë gjithashtu edhe gamën e shërbimeve që ofron Qendra e Shërbimeve Arsimore”, theksoi ajo.