Duke filluar nga viti 2026, të gjitha ndërtesat e reja do të duhet të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore. Ky është qëllimi i projektligjit të ri të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë projektligj shkruhet se pas datës 1 janar 2028, çdokush që do të shesë apo do të japë me qira një banesë duhet të pajiset me certifikatën e performancës së energjisë, pasi në të kundërt transaksioni nuk mund të kryhet.
Për të reduktuar konsumin energjetik duhet të aplikohen një sërë masash, duke nisur nga termoizolimi, dritaret me dopio xham, ndriçimi me lamba LED, përdorimi i pajisjeve elektroshtëpiake që nuk konsumojnë shumë energji, etj.
Gjithashtu në bazë të këtij projektligji te gjitha ndërtesat e përdorura nga institucione publike të cilat janë të pajisura ose do të pajisen me certifikatën e performancës energjetike janë të detyruara ta shfaqin atë në një vend të dukshëm për publikun.
Ky projektligj vjen në kohën kur vendi ynë duhet të ketë një përputhje të legjislacionin me agjendën e Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike, synon të arrijë qëllimin, ndërtesa pa emetime deri në vitin 2050-të.