Pr/buxheti 2024, debat te Komisioni Ekonomisë/ Braçe: Bujqësia prej 2 vitesh pa rritje! Ministri Mete: Do ta rishikojmë në ndërhyrjen

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që po zhvillohet online për si masë për të garantuar funksionimin normal, është zhvilluar një debat mes deputetit të PS, Erion Braçe dhe ministrit të Ervin Mete mbi buxhetin e vitit 2024.

Braçe hodhi theksin tek buxheti i caktuar për bujqësinë duke u shprehur se ky sektor duhet të shihet më me prioritet pasi për 2 vite nuk ka pasur rritje në buxhetin vjetor.

“Bujqësia dhe ndërtimi janë 2 sektorët kryesorë që do sjellin rritjen ekonomike. Mendoni se mjafton buxheti për bujqësinë për tu rritur siç e parashikoni, sepse bujqësia është prej 2 vitesh thuajse pa rritje? A nuk është më e drejtë që këtë sektor prioritar t’a ndihmonim me me shumë buxhet?”-tha Braçe.

Në përgjigjien e dhënë ndaj Braçes, ministri Mete u shpreh se mbështetja e dhënë për bujqësinë duhet të rishikohet dhe që duhet bërë një ndërhyrje në buxhet në qershor të vitit 2024.

“Ndaj mendimin që mbështeja për bujqësisë duhet të rishikohet për të parë efektivitetin e tyre. Mendoj se duhet të shikohen masat mbështetëse për bujqësinë, dhe forma e mbështetjes duhet të rishikohet, në raport me produktet, me cilësinë që ky sektor të marrë mbështetjen e nevojshme. Ne do të bëjmë një ndërhyrje rishikuese të buxhetit në qershor të vitit 2024 dhe bujqësia do të jetë sektori kryesor i rishikimit”- u shpreh Mete.

Lajmi në përditësim…