Pozicionet vakante në bashkitë e vendit, Rama bën thirrje për aplikime: Vlora po ecën me fazën e intervistave
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për aplikim për vendet e lira të drejtimit të sektorëve të ndryshëm në bashkitë e vendit.
Ndërsa thekson se Bashkia e Vlorës, si e para që nisi këtë proces, tashmë ndodhet në fazën e intervistave me kandidatët e interesuar.
“Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
APLIKONI me kurajo dhe besim!
Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Kjo thirrje vjen pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative, si pasojë e ultimatumit të dhënë nga vetë kryeministri.