Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i bashkuar protestës para Kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Berisha tha se PD do jetë e vetme Parti që rrëzon dy diktatura në histori.
“Jemi të pamposhtur, sepse mbrojmë lirinë, familjen dhe interesat e kombit. Historia e asaj që ne jemi e vetmja forcë që mposhti dy diktatura, Stalinizmi i Enver Hoxhës dhe Edi Ramën.” tha mes të tjerash Berisha.
Berisha rendit “të pabërat” që iu bën o njerëzve: Burgosën në shtëpi liderin suprem, dhe dënuan Ervin Salianjin, martirin e fjalëve të lira.
“Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të tij ish-presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit deputeti ynë Ervin Salianji, martiri i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball dhëmbë për dhëmbë me klanin mafioz më të rrezikshëm të Ballkanit e Evropës, klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembnin, por gabuan rëndë. Ja ku e kemi ne, 200 metra më tej prijësin tonë të përjetshëm. Skënderbeun. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i lirisë. Jo mor jo! Përkundrazi, do të mjerohen ata që mund të mendojnë se na trembin ne”, tha Berisha.
Berisha tregoi edhe për takimet në Berlin. Çfarë i thanë gjermanët liderit demokrat? Kreu i PD: U zotova se nuk do lejoj kalimin e emigrantëve dhe krimit.
“Unë mora pjesë në Kongresin e partisë më të madhe në Europë, CDU. Atje shtrëngova duart me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë. Takova miq të hershëm dhe të rinj, ata mezi po presin fitoren e PD, që të ndërtohen marrëdhënie tepër të mira. U zotova se nga Shqipëria do ketë zero eksport të refugjatëve dhe krimit në Europë. Rama me Lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara, rritën çmimin e tunelit 50 mln euro për t’i marrë në xhep, Rama ka marrë dhjetëra milionë dhe ka grisur dy urdhër-arreste për baxhanakun dhe drejtoreshën e AKSH, ka duart e zeza në aferën e Porto Romanos. Vjedhjet e Ballukut shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit. Të gjitha këto janë arsye pse jemi këtu,” tha Berisha.